
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugët e Biere në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë me thikë bashkatdhetarin e tij.
Sipas mediave vendase për krimin është arrestuar një 55-vjeçar, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë patriotin e tij 28-vjeçar.
Ndërkohë nga hetimet e para rezulton se dy personat kishin njohje me njëri tjetrin, ndërsa po vijon puna për të zbuluar se cilat ishin arsyet që çuan në krim.
28-vjeçari bëhet e ditur se nuk ka vendbanim në Zvicër. Sipas policisë, viktima është gjetur i shtrirë pa ndjenja dhe kishe pasur gjakderdhje të madhe –duke bërë që mos t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lidhur me rastin policia e Kantonit Vaud, ka arrestuar 55-vjeçarin kosovar, si i dyshuar kryesor në këtë ngjarje.
Raportimet e para të policisë, thonë se viktima dhe autori edhe më herët kanë pasur konflikt mes vete. Për rastin, hetimet janë duke vazhduar.