Një e moshuar ka përfunduar në spital me plagë pasi e ka përplasur urbani mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se drejtuesi i urbanit është shoqëruar në komisariat. Tiranë/Informacion Paraprak Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i autobusit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Categories
Lajme