Categories Lajme

E shpalli “non grata”/ Berisha padit Sekretarin Amerikan të Shtetit

Një ditë pas shpalljen “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se avokati i tij ka ngritur padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Ai përsëriti se akuzat e lëshuara ndaj tij janë të pabaza. Berisha deklaroi se avokati i tij në Francë do të ngrejë padi ndaj Blinken për shpifje publike.

“Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit, e deri dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive.

Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, sic është Franca, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi direkte për shpifje publike nga Gjykata e Parisit. Asnjë qeveri nuk mund të ketë në funksion shpifjen dhe përbaltjen.

Sipas avokatit tim, zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet, ndaj edhe do të paditet nga gjykata e Parisi.

Padia është ngritur nga avokati im. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time. Çështja e dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjtetit, ti e zhvlerëson atë.

Sot unë jam qytetar privat, përgjegjës për dinjitetin tim. Po më shkelmohet dhe nëpërkëmbet dinjiteti im. Këto akuza nuk i ka ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët politikë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME