Categories Lajme

E shpallur në kërkim kapet 21-vjeçarja. Në pranga dhe 5 persona të tjerë

Pas shumë kohësh në kërkim, Policia në Kavajë ka arrestuar një shtetase e cila akuzohet për veprën penale “Prostitucion”. Ndërkohë në kuadër të parandalimit dhe evidentimit të paligjshmërisë, blutë në Tiranë kanë prangosur edhe 5 shtetas të tjerë. Gjatë një kontrollit fizik njërit prej të ndaluarëve i wshtw konstatuar një sasi lënde narkotike. Në rrugën “Ismail Qemali” është arrestuar një tjetër shtetas që dyshohet se ka vjedhur një automjet tip furgon. Për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe shtetasi me iniciale Q. M. pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike si dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë. Të prangosurit janë shtetasit me iniciale I. S., 31 vjeç, F. B., 36 vjeç, Q. M., 22 vjeç, P., 44 vjeç, B., 34 vjeç, C. Z., 21 vjeçe.

Njoftimi i policisë: Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 31 vjeç, sepse në rrugën “Mine Peza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 36 vjeç, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, dyshohet se ka vjedhur një automjetin tip furgon dhe më pas është kapur në tentativë për t’u larguar në drejtim të Saukut. Gjithashtu, nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 22 vjeç, pasi në afërsi të në një shkolle te Instituti Bujqësor, për motive të dobëta, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, si dhe ka kundërshtuar duke i goditur me sende të forta punonjësit e Policisë, për të shmangur shoqërimin e tij. Specialistët të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në afërsi të një lokali, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur 0.99 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësorin shtetasin D. F., 44 vjeç, i cili pas marrjes të mjekimit në spital, është larguar për në banesë.

B., 34 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.41 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetases C. Z., 21 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME