Lajme

E shpallur në kërkim për shitje droge dhe si pjesëtare grupi kriminal, arrestohet në Tiranë 30-vjeçarja e shpallur në kërkim…

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një shtetase të shpallur në kërkim pasi kjo e fundit akuzohej për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Mësohet se 30-vjeçarja me iniciale D. K. ka marrë masën arrest me burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Tiranë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetases në kërkim D. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close