
Policia italiane arrestoi një 23-vjeçar shqiptar, i cili u kap me drogë në qytetin e Luça-s. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.H., i dënuar më parë për trafik droge.
Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme një ekip i Komisariatit të Policisë së këtij qyteti ndaloi një makinë tip ‘Fiat Panda’, që ishte marrë me qira nga i riu.
Shoferi, i cili udhëtonte i vetëm, shfaqi menjëherë një nervozizëm të pazakontë duke u përpjekur të justifikonte praninë e tij në Luça për arsye turistike. Ndërkohë, policët kryen kontroll në automjet nga ky rezultoi se brenda kabinës së pasagjerit u gjet një sasi droge e llojit kokainë.
Brenda portofolit u gjet dhe u sekuestrua shuma prej 625 euro, të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës.
Shtetasi shqiptar, i cili ka hyrë në Itali pak javë më parë dhe nuk ka banesë të përhershme, është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.