Lajme

E tradhtuan gjurmët e gishtave, Gjykata jep vendimin për autorin e dyshuar të ekzekutimit të ish-drejtorit të OST-së

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Dorian Keqin, autorin e dyshuar të ekzekutimit të ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku, në vitin 2016.

40-vjeçari Dorian Keqi, i cili u arrestua të hënën, raportohet se ka mohuar të jetë i përfshirë në krim.

Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai ka pohuar se ditën e krimit ka qenë në fshatin Vinjoll të Kurbinit. Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” që është pranuar nga gjykatësja Elsa Ulliri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close