Covid-19Lajme

E trishtë! Koronavirusi u merr jetën tre anëtarëve të një familje në Rubik

Tre anëtarë të një familje në Rubik kanë humbur jetën brenda pak ditësh nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur përmes postimeve në rrjetet sociale, nga të afërm. Tre anëtarë të familjes Cara kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. I pari që ka humbur jetën është kryefamiljari Hamit Cara, të nesërmen djali Arbeni dhe më pas bashkëshortja e Hamitit, Dashja.

Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë, ndërsa nuk kanë mundur ta fitojnë betejën. Fqinjët e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt, të respektueshme, ndërkohë që janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: