Lajme

E trishtë! Mjekët gjejnë të vdekur 22-vjeçarin shqiptar në spital

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën ditë ne djeshme në Greqi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Larisa, ku i riu shqiptar cili u gjet pa ndjenja teksa po trajtohej në një klinikë. 22-vjeçari kishte mbetur i paralizuar dy vite më parë pas një zhytje në det dhe ishte shtruar në spital pas operacioneve.

Sipas familjarëve, ai u plagos rëndë teksa po zhytej në det në korrik të vitit 2020, dhe mbeti i paralizuar në të gjithë trupin, pavarësisht operacioneve që iu nënshtrua në një spital të Selanikut.

Që nga marsi i vitit 2022, ai ishte në një qendër rehabilitimi në Larisa, por dje në mbrëmje u gjet pa ndjenja nga stafi infermieror i klinikës dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.

Sipas informacioneve të gazetës Eleftheria, familjarët e të riut fatkeq, pa ngarkuar përgjegjësinë për vdekjen e të dashurit të tyre, kanë kërkuar që të informohen për shkaqet e vdekjes dhe në këtë kuadër, Policia e Policisë ka urdhëruar hetimin mjeko-ligjor. Pritet të kryhet nesër të hënën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close