Categories Lajme

E trishtë/ Ndërron jetë nga koronavirusi 28-vjeçarja shtatzënë në Kosovë

Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë nga COVID në Kosovë. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere, nga Vushtria. Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije vet familjarët në një postim në rrjetet sociale, ku shkruajnë se ajo luftoi shumë, por nuk ia doli.

‘Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare. Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume. Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli. Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.

Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!  Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.

Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.  Me dhimbje te thelle, Familja Selaci dhe Hasani.’- shkruajnë familjarët.

Ndërkohë në Kosovë, vijojnë që të raportohen shifra të larta të infeksioneve dhe viktimave si pasojë e COVID. Një ditë më parë u regjistruan 26 viktima dhe 1.448 raste të reja me koronavirus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME