Categories Lajme

E trishtë/ Nëna 70 vjeçare i shërben 3 fëmijëve invalid, shteti i mohon kujdestarinë

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora trajtoi këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra” rastin e familjes Hasa në Fier.

Një histori e dhimshme e znj. Zyra Hasa e cila tashmë është 70 vjeçe por siç shprehet, kurrë nu ka parë ditë të lumtur me sy.

Ajo u martua që në moshën 15 vjeçare në fshatin Peshtan i Madh në Fier.

Pak kohë pas martesës, ajo kuptoi se bashkëshorti kishte probleme shëndetësore, sëmundje e cila u trashëgua dhe tek 6 fëmijët e saj.

Sikur të mos mjaftonte problemi me bashkëshortin dhe fëmijët, znj. Zyra jeton në kushte të jerueshme.

Zyra Hasa: Kam vuajtur shumë me këta fëmijë. Thonë që trashëgohet deri në 7 breza kjo sëmundje. 70 vjeçe nuk dalë nga dera e shtëpisë. Unë jetoj me 3 çuna. Jam e v rarë në kokë. Kam kaluar operacion të rëndë. Më ka vr arë burri me dorën e tij. Ishte i sëmurë atëherë që më v rau.

Gazetarja: Këtu ambjenti është shumë i ftohtë. Me çfarë ngroheni?

Zyra Hasa: Kur kam dru ngrohem me ato.

Jeta e të moshuarës është programuar për t’i shërbyer fëmijëve, pavarësisht se ajo pranon se nuk ka marrë kurrë ndihmë nga shteti.

Zyra Hasa: Njëri prej fëmijëve është me epilepsi. Djali i vogël vuan nga një sëmundje e trashëguar.

Gazetarja: Merr kemp djali.

Zyra Hasa: Jo nuk merr. Ka gati 7 vjet që nuk merr. Nuk na ndihmon askush.

Gazetarja: Kur bëhen ag resiv fëmijët, çfarë bën?

Zyra Hasa: Dal përjashtë deri sa të qetësohet gjendja. Djalit me pilepsi nuk ja japin kempin prej shumë vitesh. E shtyjnë gjithmonë. Më thonë që do ta nxjerrim. Më kanë gënjyer për më shumë se 7 vjet. Unë dua që të dalë kempi, t’i marrin lekët që i takojnë.

Emisioni “BOOM” u bën thirrje institucioneve shtetërore që tu vinë në ndihmë familjes Hasa por jo vetëm./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME