Lajme

E trishtë! Shqiptari vdes nga asfiksia në një cisternë në Itali (FOTO)

Vdes shqiptari Dritan Mecaj. Mediat italiane raportojnë se 43-vjeçari humbi jetën ditën e djeshme, pak pas orës 11.30, në Cessalto brenda kantinës Corvezzo. Shqiptari u mbyt teksa punonte brenda një rezervuari çeliku, në një autoklavë, që përdoret zakonisht për të ruajtur verën.

Mjekët dhe infermierët e Suem 118 ndërhynë në vend dhe u përpoqën më kot për të ringjallur punëtorin, i cili humbi jetën. Mecaj jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe punonte në Vreshtinë Corvezzo që nga viti 1992, ishte i martuar me një shqiptare dhe ishte baba i një djali 11-vjeçar.

“Na la shumë përshtypje, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”: tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.Treviso Today

E trishtë! Shqiptari vdes nga asfiksia në një cisternë në Itali

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close