fbpx
Lajme

E trishtë/U sorollat te Trauma dhe QSUT, ndërron jetë 53-vjeçari nga Ndroqi

Ditën e premte Lutfi Çekiri, u paraqit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore. Aty e kishin adresuar mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët pasi i bënë një serum dhe e mbajtën disa orë në urgjencë mbrëmjen e së enjtes, e drejtuan në QSUT. 53-vjeçari nga Ndroqi së bashku me bashkëshorten, në kushte të vështira shëndetësore provoi çdo derë të QSUT-së, por nuk mori shërbim.

Ai vuante nga diabeti dhe stomaku por mjekët me të cilët mundi të fliste i thanë se duhet të shkonte në fshat te mjeku i lagjes. E gjithë sorollatja nga Trauma te QSUT dhe indiferenca e mjekëve rezultoi vdekjeprurëse për 53-vjeçarin. Bashkëshortja tha për Ora News se Lutfi Çekiri ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes pasi nuk iu ofrua ndihmë. Angazhimi i personelit mjekësor në përballimin e pandemisë ka lënë në hije dhe harresë shërbimet e tjera shëndetësore të cilat janë jetike për mijëra pacientë. Edhe pse ky shqetësim është denoncuar disa herë nga media e qytetarë, Ministria e Shëndetësisë vijon të mos ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e kësaj situate duke sjellë pasoja të rënda deri në fatalitet për pacientët.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button