Lajme

Kryetari i PD u vendos me shpatulla pas murit!

Fatbardh Kadilli, ish-kandidati për kryetari I PD-së, njëherësh anëtar i Kryesisë së selisë blu ka reaguar pas qëndrimit të fortë të ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, e cila kërkoi dhe zyrtarisht distancimin nga Sali Berisha dhe që ky i fundit të mos jetë në parlamentin e ri në shtator. Sipas Kadillit, është e turpshme që kryetari I PD-së, të vihet me shpatulla pas murit nga ambasadorja e SHBA-ve, për një çështje që sipas tij Basha po e zvarrit prej kohësh.

Fatbardh Kadilli shkruan se PD duhet të ndahet nga trashëgimia e të shkuarës dhe të shohë përpara. “Është e turpshme që kryetari i Partisë Demokratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është. Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karrigen, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA. Mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij, por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me shqipërinë, SHBA dhe demokracinë. Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për t’u ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë. Demokratë të shohim nga e ardhmja”- thekson Kadilli.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: