Categories Lajme

E vërteta e Vlorës, në ‘43-in avioni amerikan me 35 mjekë humbet orientimin dhe bën ulje të detyruar në…

Duke mos qënë të mësuara me luftë frontale, por në prapavijë, tre infermiere nuk mundën të iknin dhe u strehuan në qytet, i cili komandohej nga nacionalistët. Presidenti Rusvelt, kërkonte çdo tre orë informacion, dhe me që oficerët anglezë në Vlorë, Smith dhe Palmer u justifikuan se ndodhen në Berat, ai dërgoi në Karaburun vetë drejtorin e Zyrës së Shërbimeve Strategjike, (CIA sot) i cili nis me mision kreun nacionalist të Vlorës, avokat Skënder Muço në Berat për mundësimin e kalimit të tyre në Vlorë.

Aty kreu nacionalist i Vlorës Muço, pas pamundësisë së dorëzimit të infermiereve amerikane; “Shëtitëm pazarit, pastaj e kalova tek mëhalla dhe i tregova shëpinë Karaj ku i mbaja fshehur me kokë. –I merr dot me vete, se 5 metro i ke larg që aty ku je! Mos do t’i takosh? Ai ngriu dhe nuk lëvizi sikur kish shkelur në minë. -Rri urtë se do t’a gjej kohën unë që t’i bije! Se ata oficerët englezë të misjoneve i kanë parë Gjermanët me dylbi nga larg. Unë i kam këtu”.

Kreu nacionalist i Vlorës u shokua me vendimin krejt i rrallë në histori të komandantit të përgjithshëm nacionalist të Shqipërisë, Kadri Cakrani; Prandaj të kam thirrur, po e kam kategorike ruajtjen e sekretit! Qartë Avokat? Ai po dëgjonte. -Plani, që duhet zbatuar sa më shpejt, është që bataljonet e Beratit, Fierit, Mallakastrës e Lushnjes, të transportohen me shpejtësi me kambjonë.

Ai vazhdonte të rregullohej në karrige. -Ato do të godasin në befasi Dukatin! Ai befas ngriu, hapi jashtë mase sytë dhe u djersit në kohë dimri. –Operacionin do ta udhëheq vetë dhe fillimisht do kërkoj një mbledhje me të gjithë komandantët e çetave të tyre. Kështu u mënjanojmë udhëheqjen luftarake. Në delegacion urdhërohesh të jesh dhe ti, për të qënë sa më e besueshme çështja. Po qe se fillon rezistenca, do të futen në luftë bataljonet tona. Por këtë do t’a vendosi, marrëveshja me Dukatasit, dhe befasia! Nuk duhet që ata të shkojnë dhe të lajmërojnë misjonet në Karaburun! Ç’do njeri që niset për andej, do të goditet pa para lajmërim!

Faza tjetër, punë orësh kjo! Pasi nuk duhet lënë asnjë të shkojë tek shpellat e tyrej, dhe të qetësohen Dukatasit ndonjë orë, marr dhe ty me gjithë këta komandantët, dhe u bëjmë një vizitë në Karaburun. I kalojmë befas në të gjithë shpellat njëkohësisht, të mos transmetojnë, pastaj i mbledhim bashkë. Shqiptarët që gjënden aty, të mënjanohen, dhe në se duan të arratisen, të pushkatohen në vënd! Çetat do mbajnë fshatin të rrethuar pa lëvizur.

Faza e tretë, më delikatja është ultimatumi! Ata duhet të njoftojnë, pasi ne do kemi një që flet gjuhën engleze me vete, me një herë vetëm Qëndrën e Mesdheut, Kajron, duke u thënë se kanë rënë rob të gjithë ndërlidhësit dhe misjonet, tek nacionalistët. Po të kapim ndonjë anije që sjell armë për Shtabin Komunist, shumë më mirë! Edhe atë peng! Konditat i vendosim ne në këtë moment! Ata do të hyjnë në marrëveshje, pasi ne j’U kemi ndër lidhjen në dorë dhe furnizimet, që do të bllokohen në çast. Afatin e vendosim vetë, brënda dy ditësh, jo më tepër, oficerët të largohen nga Shtabi Komunist, po të duan gjithmonë. sikur do të ndërrohen, apo do të shkojnë tek misjonet e tjera, tepër sekret dhe kjo,!

Dy gjëra janë pas kësaj; Ose ata të trëmbur do të zbarkojnë, pjesërisht në Dukat, ku i kemi në dorë për pengjet, ose ajo që është objektivi; të kalojnë të gjithë oficerët tek ne, po ashtu edhe furnizimet! Në rast të kundërt, domethënë, në se nuk heqin dorë nga Komunistët për t’i prurë në pushtet, ne nuk tolerojmë më! Pasi piu një gotë ujë, donte të thosh diçka, por po mendonte.–Sikur t’a bëj takimin dhe të këmbëngul fort për Komandën e Mesdheut, dhe të shikojmë reagimin?–Jo Skënder Muçua, jo! Ti do të rrish peng tek mua që sot, se e di që do tu thuash Dukatasve dhe gjithë Qarkorit, se s’të rri goja! Llafi i parë që të thashë, konspirasjoni! Po s’u bë punë ditësh kjo gjë, ne humbëm! –Unë kam në mëndje disa kërkesa, sikur ata të pranojnë të vete? Dhe ashtu ndodhi”.

Plani dhe strategjia sekrete, krejt e panjohur më parë e Shtabit Ushtarak të BK, dhe personalisht autorit, nuk do të gjenin mbështetje, duke u quajtur veprime ekstreme, dhe që përfundon në një konvertim kërkesash, të cilat nuk u morën kurrë parasysh; “Tepër Secret, Lord Killern, 5/74, Kairo, Londrës, 26 Shkurt 1944; ..Propozimi i Skënder Muços u bë oficerit britanik të ndërlidhjes Anthoni Kuajël, në emër të Ballit Kombëtar, ai kërkoi që të udhëtojë drejt Kajros për të kërkuar siguri në lidhje me pikat e mëposhtme:1-Pavarësinë e Shqipërisë pas luftës. 2- Marrjen e ishullit të Sazanit. 3-Pagesat e dëmeve të luftës nga italianët. 4-Përjashtimin e trupave italiane dhe greke nga operacionet në Shqipëri. 5-Ndihmë për Shqipërinë pas luftës. Ndërkaq asnjë qëllim nuk do t’i shërbehet nëse Skënder Muço vjen në Kajro, kjo sepse qëndrimet e qeverisë britanike ndaj Shqipërisë në luftë janë të shpallura publikisht”

Por në Kongres, si një ide atdhetare bashkuese, që nuk ish arritur as në Mukje, pranohen të marrin pjesë dhe komunistët antisllavë të Vlorës; “Sikleti i dytë ishte si gjithmonë, po nga Vlora. Ishin Koministët me Sadik Premten nga Gjormi, që kishin ikur nga Partia Komuniste si fraksion, po tani luftoheshin prej saj. Nuk mund ta fusnim Komunizmën e kujtdo lloji qoftë mes Nacionalistëve, po u mendua dhe u la një lloj grupi më vete.

Kjo ndryshe nga Partia Komuniste që donte t’i vriste, këtu mund të luftonin këta si Komunistë Shqipëtarë ata Sërbë, Bullgarë, Grekë”, vazhdon ai. Për këtë pala jugosllave pohon; “Fraksioni Anastas.Lula, Sadik Premte, janë ata të cilët kanë kërkuar të mos varen nga Partia Komuniste Jugosllave”. (Mardhëniet jugosllavo-shqiptare, Beograd, 1949) Ndërsa Enver Hoxha urdhëron; “Për këtë duhet kësisoj: Xhepi (Sadik Premte) dhe Pal Terova duhet të pushkatohen përnjiherësh si tradhëtarë e fraksionistë të partisë e të popullit..”

Por në këtë luftë civile totalisht jashtë kontrollit, qyteti po paguante një kosto të pahasur ndonjëherë, atë të zhdukjen e elitës intelektuale të tij, në muajin tetor-nëntor 1943 ngjarje kjo pllakosi befas në qytet.Ato internohen befas në Kampet e përqëndrimit të Mathauzenit, Bukenvald, por edhe në Aushvic. Me të hyrë në Vlorë, njeriu ndjen diçka që i kujton të kaluarën. Po vajtimi i grave dhe ligjërimi i pa prerë i plakave të sjell në kohët e sotme. Sa nuk u kthyen nga kampet e vdekjes?

Gjashtëqind vlonjatë u dorëzuan nga tradhëtarët në kasapët e Hitlerit e sa u kthyen? Njëzet, tridhjetë, dyzetë, sa?..Atë që pësoi Vlora, nuk e pësoi asnjë vend tjetër: Gjashtëqind martirë dhanë jetën e tyre në kampet e vdekjes duke mallkuar ata vlonjatë tradhëtarë e të poshtër që kujtuan se me të tilla krime do të shuanin flakët e patriotizmës që ndizet për jetë në tokën e bekuar të Vlorës, shkruan Petro Marko në gazetën Bashkimi 7 gusht 1945 me titull “Vlora në kuje” Kjo ngjarje natyrisht i është veshur prefektit të Vlorës Vizhdan Risilia dhe të afërmve të tij me këtë mbiemër, fakt që rezulton pjesërisht i vërtetë. Për këtë gjejmë shpjegim dhe zbardhje të ngjarjes në buletitin special Balli Kombëtar, mars 1966, Nju Jork, ku nga argumenti historik i deritashëm, prefekti i Vlorës njihet si fajtori i qindra internimeve të nacionalistëve patriotë në Vlorë.

Por hedhja dritë mbi fakte të reja të panjohura, rrëzojnë kështu përfundimisht edhe versionin zyrtar të vrasjes së Skënder Muços, atë nga trupat gjermane; por nacionalistët e Vlorës plot paqartësi e dasi mes llojit pasi kanë plotëisht dorë në internimët, Ai pafuqishëm përballë anarkisë, ka thirrur fillimisht komitetin qëndror të Ballit Kombëtar në qytetin e Vlorës, si Mithat Frashërin, Ali Këlcyrën, Vasil Andonin, Kadri Cakranin; “Vizhdan Risilia tue marrë vesh ardhjen e Qëndrorit në Vlorë dhe që ndodhesh në shtëpi të Sadik Shaskës u bëri një vizitë befasie; si me dashtë të hiqte nga vedi një përgjegjësi të rëndë thuhet në buletin.

Nga argumenti historik i deritashëm, prefekti i Vlorës njihet si fajtori i qindra internimeve të nacionalistëve patriotë në Vlorë. Por hedhja dritë mbi fakte të reja të panjohura aty, rrëzojnë kështu përfundimisht madje dhe versionin zyrtar të vrasjes së avokat Skënder Muços, që deri tani dihet e kryer nga trupat gjermane;

Por komandanti i pergjithshëm nacionalist i Ballit Kombëtar Kadri Cakrani, zbardh totalisht në detaje ngjarjen, pasi ndodh dhe vetë dëshmitar i zgjidhjes së kësaj enigme filluar qysh në fund të 1943 deri në gusht 1944. Në kujtimet e tij “Të vërtetat e luftës sime” 1948-1972, pikërisht në kreun më titull “Vrasja e Skënder Muços” faqe.493 në takimin me prefektin Vizhdan Risilia, përshkruan hollësisht rrethanat dhe rrjedhojat e ngjarjes që e ngarkonte atë; “Kur po vinin Gjermanët nga udha e Peshkëpisë, Kapiteni i tyrej kish lënë një triçikël nja njëzet minuta para, si e lënë ata me nja tri ushtarë. Njëri ish me mitroloz të lehtë, si rrinë ata, për ndonjë pritë. Kishin dalë nga udha e Qishbardhës, dhe punë minuta vije në Vlorë, ndaj e kishin marrë më nge, kur bien në pusi nga ana e sipërme tek vështi. Goditja kish qënë e beftë. Me të arritur Kapiteni me dy kambiona me ushtarë pas të shtënave, i gjeti ushtarët në mes të rrugës, mbytur në gjak. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME