Lajme

E zë korrenti teksa punonte në shtyllën e tensionit të lartë, dërgohet me urgjencë në spital elektricisti

Një elektriçist përfundoi në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi e zuri korenti teksa punonte në një shtyllë të tensionit të lartë. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektriçisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close