Lajme

E zhdukur prej 4 ditësh në thellësi të detit/ Pak shpresa për ekipin e nëndetëses

Specialistët indonezianë dyshojnë se sasitë me oksigjen në nëndetësen, që ka humbur prej katër ditësh, kanë mbaruar. Ekziston f rika se anija me 53 ekuipazh mund të jetë zhytur në një thellësi ku rreziku që të jetë përplasur është i lartë. Anija me ermin “KRI Nanggala 402” është zhdukur të mërkurën, gjatë stërvitjeve në brigjet e Balit, në Indonezi, raporton BBC. Sipas ushtrisë indoneziane janë zbuluar gjurmë të një objekti në thellësi prej 50 dhe 100 metrash.

Zëdhënësi ushtarak tha se nëndetësja do të kishte oksigjen të mjaftueshëm deri rreth orës 03:00 me orën lokale të shtunën. Ky afat ka kaluar tashmë. Të paktën gjashtë anije luftarake, një helikopter dhe 400 njerëz janë përfshirë në kërkim.

Singapori dhe Malajzia kanë dërguar anije në zonë. Australia, Franca dhe Gjermania gjithashtu kanë ofruar ndihmë. “KRI Nanggala 402” humbi kontaktin menjëherë pasi kërkoi leje për t’u zhytur gjatë ushtrimeve, herët në mëngjes, të mërkurën. Anija është ndërtuar në Gjermani dhe është një nga pesë nëndetëset që operojnë në Indonezi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: