Categories Lajme

Edhe fauna ka Ditën e saj Botërore

Edhe fauna ka Ditën e saj Botërore. E shtuar në kalendarin e ditëve botërore për ndërgjegjësimin për të drejtat dhe mirëqenien e kafshëve, kjo ditë (4 tetor) është një mundësi për të kujtuar rëndësinë e mirëqenies së kafshëve shtëpiake, të cilat gjenden në 40% të familjeve europiane, kryesisht qen ose mace.

Tani është vërtetuar që shoqëria me kafshët shtëpiake gjeneron përfitime fizike dhe psikologjike për familjen në të cilën ata bëjnë pjesë, ndihmon fëmijët në rritje, të moshuarit në lëvizje dhe humor. Është detyra e familjes të respektojë karakteristikat etologjike dhe fiziologjike të kafshës shtëpiake dhe të marrë përgjegjësi për to, duke u kujdesur për mirëqenien, shëndetin, ndërveprimet shoqërore me kafshët e tjera, njerëzit e tjerë dhe me mjedisin.

Sigurimi i profilaksisë së duhur dhe kujdesit shëndetësor për të gjithë jetën e kafshës së përkëdhelur me mbështetjen e një veterineri është një detyrë thelbësore. Shëndeti i mirë dhe jeta e gjatë e kafshëve shtëpiake, në të vërtetë, kryesisht varen nga ushqyerja dhe kujdesi mjekësor.

Në Gjermani, duke marrë parasysh rolin e kafshëve shtëpiake në shoqëri, norma e TVSH-së për ushqimin e qenve dhe maceve është 7%, ndërsa familjet italiane mbajnë TVSH të barabartë me më shumë se trefishin e asaj gjermane.

Një barrë e rëndësishme tatimore që bie direkt mbi familjet italiane, e papajtueshme me varfërimin pas emergjencës. Për këtë arsye, shoqatat më të rëndësishme në sektor kanë kërkuar nga qeveria dhe parlamenti të vendosë ulje të TVSH-së. /os/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME