Lajme

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë përcjellë urimet e tyre për besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë përcjellë urimet e tyre për besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Rama përcolli urimet shkurt nga Fieri me një foto me simbolin e kësaj feste, vezët e Pashkëve.

Ndërsa Basha duke u ndalur tek ajo çfarë përfaqëson kjo festë, triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë, thotë se të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Basha: Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë. Zoti e bekoftë Shqipërinë.Për shumë vjet gëzuar!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: