Categories Lajme

Edi Rama: Kurrë më dialog anglisht me opozitën

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me Ambasadorin e BE Luigi Soreca, ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të diskutojë me opozitën propozimet për ndryshimet kushtetuese të bëra prej saj. Një ditë më parë, PD publikoi tre propozime për ndryshime kushtetuese, sa i përket reformës zgjedhore, reformës territoriale, si edhe nisjen e vetingut në politikë.Lidhur me këtë ka reaguar edhe Soreca, I cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar palët në dialog duke thënë se pikërisht ballafaqimi është e vetmja rrugë për të ecur përpara. “Ne kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin mes partive. E kemi bërë në shumë pjesë. Kemi mirëpritur rikthimin e opozitë në Kuvend. I inkurajojmë të dy palët të ulen dhe të diskutojnë ata temat.

Nëse na kërkohet të japim asistencës do të shikojmë nëse është e mundshme dhe të ndihmojë politikën në Shqipëri” tha Soreca. Por Rama ka përjashtuar kategorikisht që ndërkombëtarët të jenë pjesë e tryezave mes palëve politike në Shqipëri. Sipas Ramës nuk do të ketë më diskutime në anglisht, pasi diskutimet duhet të bëhen vetëm përmes palëve politike dhe nuk është e nevojshme prania e ndërkombëtarëve. “Kushtetuta siç është nuk ka asnjë problem që krijohen nga mos respektimi i saj . Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk e ndryshojmë pasi të tjerat do ndryshohen edhe kushtetuta.

Së treti një reformë e thellë kushtetuese. Mund të ketë vend për diskutim por është ndërmarrje që kërkon angazhim tjetër dhe shumë kohë. Unë në parim jam për ndryshimin dhe ka gjithmonë mundësi për ndryshim dhe asgjë nuk mund të ndryshohet. Janë shtysë për të shkuar para. Nuk jemi në këtë moment sot dhe nuk është në qëllimet tona. Nuk na duket se është domosdoshmëri.” tha Rama.“Mes qeverisë dhe opozitës në Anglisht nuk do  bëhet më. Nuk kemi arsye për ti vënë në pozitë ambasadorët. Këta i kanë përkthyesit. Kanë në radhë të parë interesin strategjik . Edhe BE edhe SHBA kanë interes për të pasur Shqipërinë të integruar dhe patjetër kanë dije më të madhe se tonën që mundtë na e japin. Kur na duhen ata janë këtu. Por dialogje më anglisht mes shqiptarësh mund të ketë, por pa praninë e PS dhe pa praninë time dhe përderisa unë të jem Kryeministër.” tha Rama më tej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME