Categories Lajme

Edi Rama, një program ambicioz. Mbetet ta vëzhgojmë në katër vite!

Kryeministri Rama paraqiti sot në Kuvendin e Shqipërisë programin politik të qeverisë së tij për mandatin 2021-2025.

Pikat kyçe të asaj që paraqiti kyeministri janë:

Së pari një strategji ekonomike për zhvillimin e turizmit, ku synon që Shqipëria të kthehet në qendër të madhe turistike të Rajonit.

Së dyti, ndërtimin e aksit kryesor strategjik nga Muriqani në Rrogozhinë që mbetet pjesë e Koridorit Blu. Kjo nënkupton lidhjen e Shqipërisë me BE me anë të rrugës tokësore të nivelit europian.

Së treti, vendosjen e rregullave strikte për mjedisin, pasi ndikon në turizëm dhe në shendetin e shqiptarëve. Pas 1 qershorit 2022 nuk do lejohet asnjë qese plastike në vend si dhe nëse një bashki nuk mban pastër mjedisin nuk do të përfitojë asnjë lekë donacion e projekte.

Së katërti, në fushën e energjitikës dhe transportit, kryeministri tha se do të ketë zhvillime të forta në këtë sektor.

Së pesti, ai premtoi rritjen e pagave në administratë dhe në sektorin privat. Ndërsa për pensionet tha, por nuk e premtoi 100 %, se do ti rrisë në masën më të madhe të mundshme.

Se gjashti, kryeministri tha se në sektorin e shendetsisë do kemi investime të mëdha. Dhe se në këtë sektor do ketë zhvillime te nivelit te BE.

Së shtati, kryeministri garantoi se nuk do ketë sherr me opozitën, por jo nën presion.

Së teti, Edi Rama sqaroi se Shqipëria do rrisë ndikimin e saj diplomatik në Rajon dhe më tej

Së nënti, kryeministri premtoi se do të rrisë prezencën e Shqipërisë në botë për të njohur Kosovën. Në këtë pikë ai tha se duhet se Kosova dhe Shqipëria të merren vesh miqësisht dhe vëllazërisht me njeri tjetrin, por pa cënuar autoritetet respektive.

Së dhjeti, Rama tha se do të jetë i vendosur në udhën e “Open Balkan”. Nuk ka asgjë që nuk na ndal në këtë drejtim.

Këto ishin prioritetet kryesore të kryeministrit Rama.

Në pamje të parë duken premtime dhe strategji dinjitoze. Mbetet të vëzhgojmë se si dhe kur do ti realizojë kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME