Lajme

Edi Rama premton tjetër rritje pagash: Me buxhetin e ri, mbështesim zjarrfikësit, mjekët dhe mësuesit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, se me buxhetin e ri nga janari 2023 e në vazhdim, do të ketë përsëri rritje pagash për disa kategori, si mësuesit, mjekët dhe zjarrfikësit.

“Paga për zjarrfikësit është një rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as objektivit tonë. Pasi është rritje për këtë tre mujor. Me buxhetin e ri do të ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje siç do të ketë për mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hap i parë në këtë fundviti për të filluar i për të gjitha kategoritë e tjera”, u shpreh kryeministri Rama. Pak ditë më parë qeveria ndërkohë njoftoi rritje pagash për disa kategori, për të cilat Rama sot tha se janë vetëm për këtë tre mujor.

Po ashtu, Rama ka treguar dhe arsyet se përse qeveria vendosi të shtyjë aplikimin e fashës së energjisë 800 kWh, nga data e lajmëruar më parë 1 tetor. Sipas tij, sasia e reshjeve këto ditë është rritur si dhe familjet kanë nisur të kursejnë.

“Vendosëm ta shtyjmë për 2 arsye; elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë”, vijoi kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close