Categories Lajme

Edi Rama publikon pamjet, si duket tuneli i hapur i Llogarasë

Kryeministri Edi Rama i ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një pamje nga tuneli i sapohapur i Llogarasë. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video nga tuneli dhe i ka uruar të gjithë qytetarëve fundjavë të mbarë.

MIRËMËNGJES. Dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra. Ai është i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 kilometra në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

Kalimi në tunel do të jetë me pagesë dhe mund të përshkohet në vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME