Categories Lajme

Efektet në SPAK të sherrit në mbledhjen e djeshme të KLP që nxitën reagimin e fortë të zyrtarëve amerikanë

KLP është në fazën e fundit të përgatitjeve për ngritjen e SPAK, ku tashmë i duhet që të gjejë një hapësirë ligjore për të filluar funksionimin e kësaj njësie me 10 anëtarë deri në plotësimin e numrit prej 15 prokurorësh.Mbledhja e djeshme ishte kyçe sa i përket ngritjes së tij pasi do të vendosej se si do të veprohej, por ajo dështoi vetëm pak minuta pas fillimit Anëtari Besnik Cani u përplas verbalisht me kreun e KLP-së, Gent Ibrahimi pas pretendimeve se kishte marrë me vonesë materialet e mbledhjes, ndryshe nga sa parashikon ligji për funksionimin e këtij institucioni.

Kaq mjaftoi që Ibrahimi të largohej nga salla duke mbyllur gjithashtu mbledhjen, për të cilën u tha se u shty, por në fakt dështoi. Bashkë më mbledhjen u shty për disa ditë edhe vendimi për mënyrën se si do të veprohet me SPAK, njësia për të cilën amerikanët nuk janë kursyer në mbështetjen e tyre. Gjatë ditës së sotme, në zyrën e Ibrahimit shkoi një delegacion i lartë amerikan, i kryesuar nga Jorgan K. Andrews me detyrë Zv. Ndihmes Sekretar i Shtetit. Të pranishëm në takim ishin edhe zv.ambasadorja amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones si edhe përfaqësues nga OPDAT.

Gazetarja Glidona Daci raportoi për abcnews.al se gjatë takimit kreu i KLP-së Gent Ibrahimi theksoi se këshilli po shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me tetë prokurorë si edhe dy të tjerë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK, ndërsa mesazhi i Andreës ishte më tepër se i qartë. “Ne jemi të vetëdijshëm për presionet ndaj KLP, por jemi të gatshëm të japim mbëshetjen e nevojshme për prokurorët e SPAK”, tha ai. Ky mesazh i fortë vjen pikërisht një ditë pas sherrit të djeshëm në KLP, i cili shtyu edhe ngritjen e SPAK, struktura e fundit e rendësishme për të fillur funksionimin e plotë të ingranazheve të Reformës në Drejtësi, e cila nisi tre vite më parë, por që nuk është përmbyllur ende. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME