Lajme

Egjiptianët dhe romët janë ende dy komunitete që jetojnë në kushte skandaloze, pa patur një Parti krejtësisht të tyren

Kurrë më parë , Egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë patur një Parti krejtësisht të tyren. Kurrë me parë , nuk kanë patur as mundësi, as shpresë e as aspiratë për të qenë komunitete të përfaqësuara. Kjo ka ndodhur sepse ne si komunitete kemi patur një histori të trishtë harrese, diskriminimi, keqtrajtimi, paragjykimi dhe varfërie ekstreme.

Pak shumë pak prej nesh nga egjiptianët dhe romët e Shqipërisë, ia kanë dalë mbanë të tejkalojnë pragjet shtypëse të marxhinalizimit dhe të jetojnë si të integruar, mirëshkolluar dhe me dinjitet. Edhe pse kemi qenë kontribues thelbësore në të gjitha fushat e zhvillimet historike, politike, kulturore, institucionale, etj, në këtë vend, rrallë ose asfare na është njohur ky kontribut. Egjiptianët dhe romët janë ende dy komunitete që jetojnë në kushte skandaloze të denuar nga diskriminimi dhe varfëria. Politikat sociale dhe ato integruese të ndermara nga të gjitha Qeveritë e këtyre 30 viteve, kanë qenë të pamjaftueshme, pothuajse të pandjeshme fare sepse nuk kanë qenë serioze, përmbajtësore dhe zhvillimore.

Si minoritete që jemi, ne jemi edhe kushtezim si njëri ndër 5 Prioritetet e integrimit të Shqipërisë në BE. Duhet të punojmë së bashku që ne si minoritete të trajtohemi me drejtesisht sipas standarteve europiane. Se bashku do tia dalim. #ZGJIMNDËRGJEGJËSIMDINJITET

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close