Lajme

Eitan rrëmbehet nga gjyshi në Izrael, pas ngjarjes 6-vjeçari jetonte me hallën

Drejtësia italiane ka nisur hetime për gjyshin e Eitanit, 6-vjeçarit të mbijetuar nga aksidenti tragjik me teleferik 5 muaj më parë. Mësohet se gjyshi i tij, i cili jeton në Izrael, ka marrë të miturin pa miratimin e kujdestarës së tij ligjore, e cila është halla e të miturit.

Mediat italiane shkruajnë se 6-vjeçare që pasi dol inga spitali, ka qëndruar me hallën që jeton në Itali, ndërsa prindërit e nënës së tij kanë luftuar që ai të shkojë me ata në Izrael. Të shtunën, Eitan u mor nga gjyshi i tij, Shmulik Peleg, i cili u transferua në Itali pas rrëzimit dhe kishte të drejta vizite.

Por, pa lejen e askujt, ai është larguar me avion privat, duke përdorur pasaportën izraelite të fëmijës. Diplomatët izraelitë kanë konfirmuar që atëherë ardhjen e tij në vend. Halla e nënës së Eitan, Gali Peleg paraqiti kërkesën për birësim në gusht, duke pretenduar se djali po mbahej peng në Itali. Ndërkohë, prokuroria italiane vijon hetimet për tragjedinë që ndodhi në Itali.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: