Lajme

Eja në Vlorë. Eshtë celur zyrtarisht sezonin turistik 2021

Eja në Vlorë. Ndryshe nga vitet e tjera në celjen zyrtare të sezonit turistik është zgjedhur qendra historike e qytetit për të celur zyrtarisht sezonin turistik 2021. Kjo edhe për të treguar se Vlora ka resurse të jashtëzakonshme.

Jo vetëm bregdetare por edhe kulturës dhe promovus edhe një nga investimet më të fundit dhe të rëndësishme në Vlorë. Aktiviteti zhvilluar në zonën historike i ka paraprirë një sërë aktivitetëve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit. Eja në vlorë.

Eshtë ky slogani i përzgjedhur por edhe një ftesë për të zgjedhur pikërisht Vlorën në ketë sezon turistik. Kryetari i bashkise së Vlorës Dritan Leli ka cilësuar dhe vlerësuar se ky sezon pritet të jetë shumë më ndryshe se një vit më parë por gjithmonë duke ruajtur masat anti covid pavarsisht situatës së përmirësuar.

Një sezon ku padyshim vlora do të jetë zgjedhja e parë e turistëve vendas dhe të huaj. Leli nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikes shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në celjen zyrtare të sezonit turistik në Vlorë shoqëruar me fishekzjarret shumëngjyrëshe si një ftese drejtuar të gjithëve “Eja në Vlorë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: