Lajme

Eko Parku i Durrësit/ Transformim fenomenal i gangrenës më të madhe urbane në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “shumë shpejt do të kemi gati Eko Parkun e madh të Durrësit që është transformim fenomenal i zonës. Në një takim me banorë të Fierit, Kryeministri mori shkas nga shqetësimi i ngritur se çfarë do të ndodh me fushën ekzistuese të mbetjeve në këtë qytet pas ndërtimit të impiantit të ri të mbetjeve.

Rama tha se “këto janë projekte të lidhura drejtpërdrejtë me bashkinë  që qeveria i ka mbështetur fuqimisht”. “Unë di se absolutisht nuk do të qëndrojë një zonë e nxehtë mbetjesh por do të rehabilitohet”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me Eko Parkun e Durrësit, Rama tha se “zona ishte gangrena më e madhe urbane e Shqipërisë”. “Me një akumulim katastrofik plehrash më dekada dhe degradim dhe ndotje katastrofike edhe sot që është e papërfunduar është një pastrim spektator i gjithë zonës dhe ajrit, krahasuar me çfarë ishte”, tha ai.ATSH

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close