Lajme

“Ekomuzeumi i Zvërnecit…”30 natyralistët e rinj, nxënës të gjimnazeve të qytetit, vizituan Bunkerë – Galeritë, muralesit dhe peizazhin mahnitës

PROJEKTI : “EKOMUZEUMI I ZVËRNECIT…”

Cerci ka nisur promovimin e kapitalit mjedisor për të zgjeruar ofertat turistike dhe shërbimet mjedisore në vijueshmëri me Planin Vendor të Zhvillimit te Bashkisë Vlorë mbi zhvillimin e PM Vjose – Nartë.

Më 5 qershor 2022, në Ditën Botërore të Mjedisit, me Grupin e Natyralistëve të qytetit u organizua vlerësimi i peizazhit, për ta berë biodiversitetin të qartë, të lexueshëm dhe të aksesueshëm për të rinjtë, banorët, turistët e vizitorët.

30 natyralistët e rinj, nxënës të gjimnazeve të qytetit, vizituan Bunkerë – Galeritë, muralesit dhe peizazhin mahnitës. U njohën me natyrën, historinë dhe trashëgiminë e zonës së Zvërnecit.

Me pjesëmarrësit u organizua gjithashtu edhe grumbullimi i mbetjeve plastike, të cilat u transportuan në pikat e grumbullimit të mbetjeve.

Ky projekt mbështetet nga programi #GreenAl “Fuqizimi i organizatave te Shoqërise Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri”, Embassy of Sweden in Tirana, i financuar nga Agjencia Ndërkombetare Suedeze per Bashkëpunim dhe Zhvillim Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania, COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

#ekomuzeumiizvërnecit

#natyrë

#Kulturë

#Trashëgimi

#Komunitet

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close