Categories Lajme

Ekskluzive/ Posta i gjen shtëpinë, Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave

Kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka dorëzuar zyrtarisht në policinë shkencore shenjat e gishtave. Pas letrës së dërguar në adresën bashkia Vorë, Report Tv mëson se e njëjta letër është dërguar më pas në adresën e tij në Prezë, ku ka shtëpinë. Më pas Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit kanë administruar gjurmët e gishtave më datë 3 shtator pas orarit zyrtar. Këto gjurmë do të krahasohen me ato që pritet të mbërrijnë nga Greqia ku është dërguar letërporosia me herët gjurmët e gishtërinjve u administruan nga të dhënat biomtrike për të vërtetuar nëse Kajmaku ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit që dorëzoi para kandidimit për kryetar bashkie, ku fitoi në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Por përse fillimisht Kajmaku nuk dha shenjat e gishtave? Për këtë cështje lindi edhe një përplasje në distancë me deklarata mes prokurorisë së përgjithshme dhe postës shqiptare. Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se Kajmakut iu dërgua një kërkesë të dorëzojë gjurmët e gishtërinjve, por shtoi se nuk mbërriti për shkak se shërbimi postar ngatërroi adresë. Për këtë shkak, njoftoi prokuroria shenjat e gishtërinjve të Kajmakut që u dërguan në Greqi janë administruar përmes pasaportës.

Por këtë pretendim Posta Shqiptare e hodhi poshtë duke thënë se ‘porosia’ për Kajmakun nga Prokuroria e Përgjithshme është dorëzuar në destinacion brenda 72 orësh dhe nuk ka pasur ngatërresë. Sipas tyre kjo është lehtë e verifikueshme pasi është firmosur nga sekretaria e bashkisë së Vorës. Në këtë përplasje, PD-ja gjeti fajtorin, që sipas saj është Arta Marku, drejtuese e prokurorisë së përgjithshme, që për Bardhin ka qëllim mbrojtjen e Agim Kajmakut, por letra u dërgua edhe në banesën e tij në Prezë ku u morën shenjat e gishtave duke i dhënë fund debatit.

Lidhur me Kajmakun PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person. Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku. Por për t’i dhënë fund debatit pritet përgjigja nga Greqia për të vërtetuar kush gënjen, Kajmaku apo PD-ja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME