Lajme

Ekskluzive/ Video e aksidentit në Lezhë, makina hyn në parakalim, përplaset me murin e më pas fluturon

Vlora News ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në Lezhë. Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit, Paulin Gjomarkaj, 38 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi Nikoll Gjini, 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Në pamjet e siguruara shihet momenti kur makina parakalon me shpejtësi, por më pas 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën anësore duke fluturuar në ajër për disa metra. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 në aksin e vjetër Lezhë- Milot. Policia dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendgjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: