Categories Lajme

Eksodi i vitit 1999/ Majko: Liria e Kosovës ishte edhe liria e Shqipërisë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë sot në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë, në përkujtim të 21-vjetorit të mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

Në fjalën e tij, ministri Majko, i cili ka shërbyer si kryeministër i Republikës së Shqipërisë në periudhën e luftës së Kosovës, theksoi se Shqipëria bëri detyrën e saj vëllazërore, pasi liria e Kosovës ishte edhe liria e Shqipërisë.

“Në ato ditë të vështira përcaktuam se kush jemi, nga vijmë dhe se ku duam të shkojmë. Në ato momente të vështira, të gjithë shqiptarët u bëmë një. Më 1999, ne kuptuam që nuk bëjmë pa njëri-tjetrin, nga ajo kohë ne kemi filluar një udhëtim të përbashkët”, u shpreh ministri Majko.

“Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemi bërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë. Kemi bërë vetëm detyrën tonë”, tha Majko.

Këtë akademi solemne e përshëndeti edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët falënderuan dhe vlerësuan solidaritetin dhe bujarinë e popullit shqiptar në një vit jashtëzakonisht të vështirë për kombin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME