Categories Lajme

Ekspertët kritika skemës së tatimeve: Taksë të varfërve për të mbushur buxhetin

Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë për skemën e tatimeve. Sipas tyre, kjo bëhet për të mbushur buxhetin e shtetit. Ata e konsiderojnë këtë ndryshim të ri si taksim të të varfërve dhe që rrezikon të shtojë evaizonin dhe informalitetin. Eksperti i ekonomisë, Kastriot Sulka shprehet se kjo është një politikë “ad hoc”.

”Dikush e ka përmendur dhe pastaj e kanë prezantuar. Unë nuk kam shpresë se do të ketë ndonjë ndikim. Nuk është se kemi “gjuajtur” tek ai targeti i popullsisë që do të donim të kishim një vëmendje të shtuar. Do të ketë sërish evazion, pasi njerëzit nuk do ta deklarojnë një nga pagesat ose do të ulë tavanin e të dyja pagesave”,thotë për ”A2Cnn”.Ish-zv/drejtori i Tatimeve, Flobenc Dilaveri thekson se kjo nuk është nismë për të vendosur barazi. ”Ne e dimë se 5% e biznesit dhe popullsisë kanë favorizime maksimale dhe 95% tjetër po mban barrën e taksave dhe detyrohen të mbushin buxhetin nga gropat e krijuara ditë pas dite. Kështu lindin këto shpikjet e vogla që mendohet se do të ndikojnë pozitivisht, por në gjykimin tim është thjesht një barrë e shtuar fiskale për njerëzit që jetojnë për mbijetesë”. Sotiraq Dhamo nënvizon se kjo është goditje ndaj shtresës së mesme. ”Nuk mendoj se të ardhurat sigurohen nëpërmjet goditjes së kësaj shtrese. Sa më i madh presioni fiskal, aq më shumë tendencë do të kemi për evazion”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME