Lajme

Eksperti e pranon: Neglizhenca e mjekëve e kthyen QSUT në vatër koronavirusi

Andi Koraqi shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ku foli më gjatë për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Ai ka treguar nëse kanë qenë të pritshëm dhe shqetësuese këto raste dhe nëse është ulur agresiviteti i virusit. Gjithashtu ai ka folur edhe për pakujdesinë dhe neglizhencën e mjekëve në QSUT që e kthyen atë në vatër Covid-19.

Arjola Shehu: QSUT është kthyer në një vatër dhe burim të prekurish me Covid-19, a është pakujdesi e mjekëve kjo ?

Andi Koraqi: QSUT është spitali më i madh në Shqipëri, ku vijnë rastet më të vështira nga i gjithë vendi, pra është një fluks shumë i madh njerëzish dhe pacientësh. Në një farë mënyre është neglizhenca e disa mjekëve, por gjithashtu do thoja se nuk kemi një bum të madh rastesh nga QSUT.

Janë disa raste sporadike të cilat janë konfirmuar dhe izoluar. Mjekët janë njerëz në rradhë të parë, patën një lloj neglizhence, pakujdesie e si pasojë e kësaj patëm disa raste në QSUT.

Arjon Muça: Ju profesor e keni kaluar vetë Covid-19, a është e vështirë, apo varet nga njeriu në njëri?

Andi Koraqi: Covid-19 ka një larmi shumë të madhe shfaqjesh klinike. Është individuale, por nga ana tjetër është edhe sezonale doja të thoja, varet.

Unë vetë nuk është se pata ndonjë vështirësi shumë të madhe, por kjo nuk e përjashton që të risëmurjen sërish për faktin se akoma nuk është vërtetuar që Covid-19 krijon imunitet të përhershëm, mund edhe të rikthehet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: