Lajme

Eksperti i sigurisë: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve dhe monitorimin në avancë është profesional

Lajmet mbi hakerimin dhe sulmet kibernetike ndaj sistemeve online në Shqipëri kohët e fundit kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve në media.

Ekspertët e fushës bëhen gjithashtu aktorë kryesorë, që duhen dëgjuar në analizën e tyre profesioniste, të bazuar mbi fakte e analiza konkrete, për të hedhur dritë mbi ngjarjet, por edhe mbi keqinformimet e keqinterpretimet që nxisin panik tek qytetarët.

I ftuar së fundmi në një intervistë në Euronews Albaniapër të folur rreth situatës së krijuar në Shqipëri, pikërisht prej sulmeve të hakerave, Lavdrim Lita, Ekspert Sigurie në Qendrën George C. Marshall Albania, ka theksuar se sulmet janëtë koordinuara, të sponsorizuara nga shteti iIranit, në bashkëpunim edhe me organizata që veprojnë në Rusi.

“Sigurisht, sulmet janë të pavarura, sepse kanëfilluar me sistemet e AKSH-it, sistemet e Policisë, sistemet e SHISH-itdhe tani janë zgjeruar edhe nësektorin privat, ku bankat dhe telekomunikacioni kanë qenënë syrin e sulmit. Dalja e këtyre provave ditën e djeshme, pas dy javësh heshtjeje, përkonte edhe me skandalin e pastrueses në shtëpinë e një zyrtareje. Këto kanë ndodhur për të krijuar një pështjellim,për të destabilizuar Shqipërinë, të paktën deri në 14 maj, kur janë edhe zgjedhjet lokale. Dhe këto sulme ne duhet t’i shikojmësi pjesëe zgjeruar e njësulmi që i bëhet Shqipërisë nga aktorë të vendeve të treta”.

Më tej eksperti ka sqaruar se sulmet ështëe veshtirë të parandalohen, qoftë edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, sepse:“Sulmuesit përdorin një teknikë që quhet Teknika Sleeping, ku ata infektojnë sistemet 2-3 vite më herët dhe i aktivizojnë kur kanë interes të krijojnë destabilizim. Pra, këto sulme mund të jenë bërë në kohë paqeje, në një kohë 5-vjeçare dhe sistemet nuk kanë raportuar, firewall-et e tyre nuk kanë detektuar infektimin dhe ata që e krijojnë sulmin, në këtë rast Organizata Iraniane dhe Ruse, kanë aktivizuar këto viruse, sepse kanë interes politik dhe strategjik për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të strehimit të opozitës iraniane në vendin tonë… dhe komunikimi i djeshëm ishte për të përhapur pështjellim, duke thënë  shikoni ku i kanëçuar lekët qeveritarët qëi marrin edhe nga MEKU, që sulmi tëkishte këtë target.”

Sipas ekspertit, deri më sot, përveç AKSHI-ti cili ka qenë transparent nëbotimin e një raporti pas atij të FBI-së, të Microsoft-it, asnjë institucion tjetër nuk ka botuar një raport për ndërhyrjet kibernetike në sistemet tona, çka nuk e ka bërë Policia e Shtetit, as Shërbimi Informativ. Lita ngre zërin për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve publike e private, çka mund të arrihet, sipas tij, përmes shpalljes së Gjendjes së Emergjencës Kibernetike, të cilën AKCESK-u (Agjensia për Sigurinë Kibernetike dhe Certifikimin Elektronik) e ka të detyrueshëm kur shikon se gjendja po agravohet dhe gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.

“Ne kemi parë kohët e fundit se bashkëpunimi ruso-iranian është shumë intensiv dhe i thellë dhe përfshin shumë fusha,jo vetëm në aspektin ushtarak, në furnizimin e Rusisë me inteligjencë dhe nga ana e Iranit, me raketa e drone, por kemi parë se ata kanë koordinim edhe në luftën kibernetike tëNATO-s. Sigurisht, Shqipëria duke qenë një vend i vogël dhe me burime njerëzore të kufizuara, nuk mund të përballojë e vetme të gjithë investimin disavjeçar dhe miliarda euro tëIranit për të goditur një vend dhe ne duhet ta ngremë si qeveri edhe si shtet në nivel të aleancës së NATO-s të kemi një mbrojtje më të madhe, edhe të kemi një koordinim për të pasur dhe një kundërsulm, sepse këto gjëra, nëse bëhen shumë të mëdha dhe serioze, mund të krijojnë konflikte sociale dhe ky është qëllimi mesa duket”, vazhdoi Lita, duke shtuar se sulmet po ndodhin edhe nëvende të tjera te rajonit. “Kanë ndodhur në Malin e Zi, jo në këto nivele, sepse Rusia edhe pse Mal i Ziështë pjesë e Ballkanitdhe pjesë e NATO-s, ka interesa më të mëdha atje. Përsa i përket Shqipërisë, armiku jonëi padeklaruar që na ka shpallur luftë kibernetike është Irani në bashkëpunim me Rusinë që ofron infrastrukturën për të goditur sistemet tona. Të bëra të qarta këto edhe nga investigimi i FBI-së, Microsoft-it dhe Raporti i AKSHI-it, i cili ishte profesional për të identifikuar sistemet e për të monitoruar në avancë, nëse këto sisteme do të riaktivizohen, por nga gushti i këtij viti ka një alert më të madh nga institucionet shqiptare për tëpërballuar këtë sulm, i cili sipas mendimit tim do të vazhdojë deri në 14 Maj.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close