Categories Lajme

Eksperti: Këta janë personat më të rrezikuar nga varianti Delta

“Delta” është përcaktuar nga ekspertët e shëndetit si varianti më shqetësues deri më tani i COVID-19, pasi ka aftësi të mëdha ngjitëse dhe përhapje.

Ekspert i shëndetit publik, Erion Dasho, duke e lidhur mutacionin me situatën në Shqipëri, thotë se personat e paprekur nga virusi janë më të rrezikuar ndaj varianteve të reja. “Kujdesi nuk duhet humbur asnjëherë.

Në Shqipëri kemi një situatë unike në botë, mbi 70% e popullatës është e imunizuar në mënyrë natyrale, janë persona që e kanë kaluar virusin.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend, Gjermania e ka mbi 60% të popullatës të imunizuar por përmes vaksinës. Janë 2 milion shqiptarë që me shenja më të lehta apo sheja më të shprehura e kanë kaluar Covidin.

Por kemi ende 700-800 mijë shqiptarë ende të paimunizuar. Një pjesë e tyre mund të kenë marrë vaksinën Coronavac për të cilën unë dhe shumë ekspertë të tjerë kemi dyshime për efektivitetin e saj dhe si të tillë këta persona janë ende të ekspozuar.

Nëse hyjnë raste të reja nga jashtë, sidomos bartës të Delta që përhapet shumë më shpejt, mund të penetrojnë te xhepat e paimunizuar dhe krijojnë shpërthime të lokalizuara të SARS‑CoV‑2 . Nuk duhen anashkaluar”.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Dasho thotë se duhet shmangur ekspozimi i personave të paimunizuar.

“Pavarësisht se nuk krijojnë valë apo situata epidemike si ato në nëntor, dhjetor, janar, shkurt apo si këto që po shohim në Britaninë e Madhe, Francë etj, rrezikojnë shëndetin dhe jetën e personave që prekin. Duhet vigjilencë shumë e madhe që mos të lejojmë që këta persona të paimunizuar të ekspozohen ndaj varianteve të reja të virusit”.

Edhe pse nuk parashikon një valë të tretë të pandemisë në Shqipëri, Dasho propozon tre strategji për ti paraprirë rrezikut.

“E para të parandalojmë hyrjen në Shqipëri të rasteve të infektuar nga jashtë. Kjo bëhet duke i kërkuar çdo personi një certifikatë testimi negativ, certifikatë vaksinimi ose certifikatë si person i shëruar nga Covid. Së dyti ne kemi 250 veta aktivë, është plotësisht e mundur të kemi politika gjurmimi.

Këta persona të izolohen dhe kontaktet e tyre të gjurmohen për të bërë të mundur të izolohen të gjithë personat e infektuar të kontaktit. Në Shqipëri edhe personat e infektuar nuk po izolohen siç duhet dhe praktika e gjurmimit nuk po vepron.

Strategjia e tretë ka të bëjë me vaksinat cilësore. Coronavac ka efektivitet të dyshimtë, kemi rekomanduar vaksinat e certifikuara nga EMA ose FDA.

Çdo qytetari shqiptar, edhe atyre që e kanë kaluar Covid, duhet t’u ofrohet mundësia e të paktën një doze, kurse persona që nuk e kanë kaluar Covid apo janë vaksinuar në mënyrë të papërgjegjshme me Coronavac duhet tu ofrohen dy doza vaksine cilësore“, thotë ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen që ky variant i virusit është shumë më ngjitës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME