Lajme

Eksperti paralajmëron: Rregullimi i krevatit të mos jetë gjëja e parë që bëni sa ngriheni

Për shumë njerëz, fillimi i ditës duke rregulluar shtratin është pjesë e një rutine të përditshme. Megjithatë, një ekspert pastrimi ka shpjeguar se në fakt është një ide e keqe që gjëja e parë që bëni të jetë rregullim i shtratit tuaj sepse rrit gjasat që marimangat e vogla të pluhurit të futen në çarçafë.

“Asnjëherë rregullimi i shtratit nuk duhet të jetë gjëja e parë që bëni në mëngjes”- shkroi Cleanhome cleanmind në TikTok, teksa komentoi një video të dikujt duke rregulluar shtratin.

Kjo këshillë ka ngjallur shumë diskutime ndërmjet ndjekësve, por pati edhe nga ata që e mbështetën diçka të tillë. “Nëna ime gjithmonë thoshte: një shtrat i parregulluar është një shtrat i shëndetshëm”- shkroi njëri nga komentuesit. Të tjerë thanë me shaka se këshilla ishte një mënyrë e mirë për të justifikuar faktin se ata kurrë nuk kanë arritur të rregullojnë shtratin në mëngjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close