Lajme

Eksploziv banesës së të vesë së peshkatarit të ekzekutuar dy vite më parë

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.

Eksplozivi është hedhur nëpërmjet ballkonit në katin e dytë të një banese.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në banesë jetonte prej disa javësh e veja e peshkatarit Hyqmet Nexhipi, i ekzekutuar me armë zjarri automatike në janar të vitit 2016.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes

Forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur shpërthimin dhe për të identifikuar autorin/ët.

Ekzekutimi i peshkatarit

Më 23 janar të vitit 2016, pronari i një anije peshkimi u vra me breshëri kallashnikovi në ecje e sipër me mjetin e tij Tip Honda në Vlorë. Sipas Policisë 52 vjecari Hyqmet Nexhipi është qëlluar rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën “Transballkanike”.

Policia sqaronte në atë kohë se “trupi i pajetë i peshkatarit Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë ka marrë disa plumba, dy prej të cilëve në kokë”. Sipas policisë së Vlorës pak minuta pas vrasjes së 52 vjeçarit është djegur një mjet tip Mercedes Benz model 190 me targa të Durrësit.

Nga hetimet paraprake dyshimet janë për larje hesapesh, pasi viktima rezultonte me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në Itali, ku edhe ka qenë i dënuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close