Lajme

Eksplozivi pranë banesës së zyrtarit të policisë/ Zbardhen detaje të reja, ja dyshimet… (Video\Foto)

Një sasi eksplozivi shpërtheu mbremjen e djeshme pranë banesës së komandantit të postës së policisë në Theth, Prelë Milani. Eksplozivi ishte vendosur në një barakë pas banesës ku efektivi i policisë jeton me bashkëshorten dhe vajzën. Mësohet se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet. Burime nga policia e Shkodrës dyshojne se shpërthimi ka qenë një paralajmërim ndaj kolegut të tyre.

Shefi i Postës Policisë Theth, Prel Milani

Raportohet se pak minuta para se të ndodhte shpërthimi, Prelë Milani ishte nisur për në punë pasi ishte i gatshëm, në bazë të planit të masave nga policia lokale. Në banesë, në kohën kur ndodhi shpërthimi ka qenë vajza dhe bashkëshortja e efektivit të policisë. Eksplozivi ka shpërthyer afër një barake, ku nuk jeton askush, dhe përdoret si magazinë nga familja. Vetë Milani dhe policia janë njoftuar nga familjarët lidhur me shpërthimin, ndërsa kanë nisur hetimet.

Shefi i postës së Policisë Theth, Prel Milani

Dyshimet e para janë se lënda eksplozive ka lidhje me funksionin që kryen Prel Milani, i cili është komandant i postës së policisë në Theth. Hetimet janë përqëndruar pikërisht në këtë pistë, ndërsa nga pyetjet që i janë bërë zyrtarit të policisë dhe familjarëve të tij, ata kanë mohuar që të kenë pasur kërcënime, presione apo konflikte me persona të tjerë.

Shefi i Postës Policisë Theth, Prel Milani

Lidhur me ngjarjen policia nuk ka ndaluar asnjë person, ndërkohë që hetimet janë shtrirë në zonën që mbulopn posta e policisë së Thethit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: