Categories Lajme

Eksportet e prodhimeve bujqësore drejt vendeve të BE-së/Rritje me 39,1% e grupit “pjepra, shalqinj, papaja”

Eksportet e grupit “pjepra, shalqinj, papaja” u rritën në sasi me 39,1% gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti u eksportuan 16 765 tonë pjepra, shalqinj dhe papaja nga 12 050 tonë që u eksportuan gjatë së njëjtës periudhë të 2019-s.

Referuar të dhënave, eksportet e shalqirit në harkun e 10 viteve të fundit u rritën me 10. 349 tonë. 20.829 tonë shalqi u eksportuan 2010. Ndërsa në vitin 2019, eksportet e shalqirit arritën 31.178 tonë, shifër kjo që e rendit Shqipërinë në vendin e 29-të në rang botëror për eksportet e shalqirit.

Sipas statistikave, zona e mbjellë me shalqi në vitin 2010 shënonte 5.488 ha kundrejt sipërfaqes prej 5 801 ha që ishte në vitin 2010. Ndërsa prodhimi i shalqirit u rrit 259 207 tonë në 2019, kundrejt 199.364 tonëve në 2010.

Rritja e prodhimit të shalqirit ka sjellë përmirësim pozitiv të bilancit tregtar për këtë kulturë. Eksportet e shalqirit “Made in Albania” kryesojnë në tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi por vitet e fundit po zgjerohet harta gjeografike edhe në vendet e BE-së, si Austri, Danimarkë etj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME