36-vjeçari Andi Janko nga Korça është ekstraduar nga shteti gjerman drejt vendit tonë. Policia njofton se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte d ënuar për veprën p enale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.
Policia njofton se në momentin e ekstradimit Janko i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
“Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur ar restimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me e kstradimin e tij drejt vendit tonë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka d ënuar këtë shtetas me 12 vite b urg, për v eprën pe nale “M ashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë. Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të B urgjeve”, njofton policia