Lajme

Ekstremistët grekë bëjnë listën e personazheve publikë shqiptarë ndaj të cilëve do të hakmerren

Pas ngjarjes në Bularat, ku një 35-vjeçar i minoritetit grek humbi jetën pas përplasjes me policinë, inati i ekstremistëve grekë duket se është shtuar.

Një grup prej tyre ka shpërndarë në disa media një listë me gazetarë dhe emra të njohur shqiptarë, të cilët kërcënon se do ti ndjekin hap pas hapi edhe në Shqipëri për t’u hakmarrë.

Portali himara.gr ka cituar protothem.gr duke nxjerrë emrat e 64 gazetarëve, politikanëve dhe aktivistëve që kanë bërë deklarata mbështetëse ndaj Reneas që qëlloi mbi Kostandinos Kaçifas.

Ndër të parët që janë vendosur në listë është gazetari Artan Hoxha, e pas tij Agim Bajko, i ‘Bypass show’. Po ashtu në listë janë edhe Ilir Hallo, Tahir Veliu e Shpëtim Idrizi i PDIU e Dritan Bici.

Kujtojmë se pak ditë më parë shteti shqiptar shpalli non grata 52 nga shtetasit grekë që erdhën me thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve në varrimin e Kaçifas, ndërsa non grata u shpall edhe një eurodeputete qipriote.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close