Lajme

Ekzekutimi i 35-vjeçarit në Peqin, dyshohet për vrasës me pagesë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Albi Bashaliut ditën e djeshme në Peqin. Dyshohet se është një krim me pagesë, por nuk përjashtohet edhe pista e hakmarrjes, gjë që përforcohet edhe nga dy ngjarje të mëparshme.

Vikitma Albi Bashaliu akuzohej për një atentat në vitin 2017, ndërsa i vëllai Leonard Bashaliu, vrau bashkëfshatarin Ylber Xhahysa disa muaj më parë.

Vrasja e djeshme e Albi Bashaliut mendohet se ka qenë e planifikuar mirë, pasi autorët kishin dijeni për lëvizjet e 35-vjeçarit.

E vetmja gjë që nuk shkoi mirë, ishte momenti pas vrasjes ku makina e autorëve nuk u ndez gjatë tentativës së tyre për t’u larguar. Në këto kushte ata u detyruan të rrëmbenin makinën e viktimës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: