Categories Lajme

Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, dalin pamjet e vrasjes në lokal, u qëllua disa herë me silenciator

Publikohen pamjet e vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Krimi i rëndë ndodhi më 17 shtator të vitit 2020, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.

Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë rezulton se vrasja ka ndodhur në orën 05:54 minuta të mëngjesit.

Bujar Çela ndodhet i ulur në lokal nën shoqërinë e një tjetri personi, ndërsa ngjitur me ta, në një tjetër tavolinë ndodhen disa persona të tjerë.

Fillimisht ndaj Bujar Çelës është qëlluar nga një distancë, më pas drejt tij afrohet një tjetër person, i maskuar me kapele dhe me armë në dorë, i cili qëllon disa herë.

Më pas afrohet një tjetër person, me kapele dhe me jelek anti-plumb, i cili në dorë mban një pistoletë me silenciator.

Pak sekonda më vonë një person i tretë, sigurohet se Bujar Çela nuk ka asnjë shenjë jete.

Për këtë krim akuzohet Nuredin Dumani, dosja e të cilit është transferuar në Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Dumani u arrestua në Fier mbrëmjen e 29 marsit, pas një atentati të dështuar ndaj tij në Elbasan. Pamjet u publikuan nga ABC.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME