Lajme

Ekzekutohet Arben Mërkuri/ Rrahu biznesmenin libanez në vitin 2016. Policia: U qëllua me automatik në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sukth mbrëmjen e sotme, ku i është bërë atentat 48-vjeçarit Arben Mërkuri (Ismaili) , i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Arben Mërkuri (Ismaili)  është qëlluar me dy plumba, të cilat kanë rezultuar fatalë, duke i shkaktuar vdekjen.

Mërkuri është një emër me precendetë  të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2016-të  ai sëbashku me Landi Muharremi dhe Skënder Krahjan u arrestuan pasi dhunuan biznesmenin libanez të ndërtimit, Faadi Mitri.

Njoftimi i policies, Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close