Lajme

Ekzekutohet në lokalin e tij në Shëngjin biznesmeni 51-vjeçar , dy vite më parë kandidoi për deputet

Një biznesmen i njohur në Shëngjin, Ardjan Nikulaj, u qëllua për vdekje me armë zjarri në një lokal në pedonalen e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ndërsa lokali ku ndodhi krimi ka kamera sigurie, po ashtu edhe zona.

Biznesmeni kishte në pronësi një hotel dhe restorant, ndërsa kishte investuar në zonën e Lezhës.

Ngjarja ndodhi në lokalin e viktimës. Dy persona i janë afruar Nikulajt dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend babain e katër fëmijëve.

Po ashtu mësohet se viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet. Duke iu referuar dhe fakteve, dyshohet se atentati ishte i mirëmenduar dhe autorët fill pas krimit u larguan nga vendngjarja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close