Categories Lajme

Ekzekutuan Nikulajn në Shëngjin, provat që gozhduan vrasësit! ADN-ja e Harry Simson në motorin e Edmond Haxhisë

Prova të reja kanë dalë në dritë për grupin e vrasësve me pagesë që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Edmond Haxhia iku nga Shqipëria përmes Rinasit vetëm pasi u bind se vrasja nga gjakmarrje do të kryhej. Më herët kishte tentuar me oferta në Fushë Krujë, madje i  ishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.

Por askush nuk e njihte mbasi kishte emigruar në Angli që 14 vjeç dhe ndërkohë ishte kthyer në zonë me qëllimin për të orientuar një skuadër të huaj vëzhguesish dhe vrasësish që duhet të eliminonin  për gjakmarrje Ardian Nikulaj.

Policia dhe prokuroria e Lezhës janë të bindur me prova se i dyshuari Edmond Haxhia arriti të shfrytëzojë edhe partneren e tij e cila më 27 shkurt bleu me akt noterial  motorin e afishuar për shitje nga një kryeqytetas. Kur policia përfundoi krahasimet dhe telefonoi pronarin e vërtetë të motomjetit ai u përgjigj i nxehur ‘e kam shitur’ .

Por  në një deklaratë të mëvonshme të detajuar para hetuesve ai tregoi emrin e pronares së re Valbona Deda. Pikërisht ky motor u përdor nga portugezi Ruben Saraiva i cili teksa qëndronte në Shkodër prej 14 shkurtit, nuk rezervohej kur shfaqej në video duke sharë.

Megjithatë burimet e Top Channel tregojnë se si prova e pakundërshtueshme është ADN-ja që lidh të kërkuarin Harry Simson, në rolin e vëzhguesit me të njëjtin profil gjenetik të gjetur në mjetin e marrë me qira nga Edmond Haxhia.

Hetuesit pretendojnë se kjo provë tregon lidhjen midis të dyve. Haxhia ndërkohë shfaqet në pamjet që Top Channel disponon teksa largohet nga Shqipëria mbasi aty kishte mbërritur çifti i dytë i vëzhguesve.

Profili i dytë i pretenduar lidhet me ADN-në e siguruar në një nga veshjet e përdorura nga vrasësi që përputhet me profilin e gjetur në një çamçakëz në banesë.

Bëhet me dije se në këtë hetim nuk ka asnjë te penduar, ndërkohë që brenda datës pesë maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ja dërgojë Britanisë së Madhe ndaj të arrestuarve Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Harriet Bridgeman. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson./ TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME