Lajme

” Ekziston një rrezik…”, Basha i alarmuar para zgjedhjeve: Të dielën shqiptarët i kanë sytë te PD

Mbrëmjen e sotme Lulzim Basha zhvilloi një takim me demokratët në Mallakastër për t’u kërkuar mbështetjen në zgjedhjet e së dielës brenda së djathtës shqiptare ku garon për një tjetër mandat, që nëse do të fitonte do të ishte i treti. “PD nga kjo masakër zgjedhore doli jo më e vogël, por më e madhe, nuk e kam fjalën për numrat, por madhështinë morale” tha ai.

Lulzim Basha evidentoi sipas tij edhe një rrezik për PD duke sulmuar rivalët në garë që e akuzojnë për humbjen. “Jemi përfshirë në këtë garë të brendshme dhe me gjithë avantazhet dhe bukurinë që ka, ekziston rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë si masakër zgjedhore, por fitore të Edi Ramës, apo humbje të PD-së.

Të bësh këtë, të ngutesh drejt kësaj do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës suaj. E vetmja gjë që kam kërkuar është që të kemi një qëndrim për 25 Prillin, pasi varet jo vetëm fati i PD-së, por Shqipërisë. Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga PD” tha ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: