Lajme

Elbasan, 31-vjeçari hidhet nga kati i katërt i banesës së tij

Ditën e sotme (22 qershor) në Elbasan ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një 31-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës së tij dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. “Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç,  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.” – njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close