Lajme

Elbasan! 33 vjeçari ndërron jetë nga COVID, shtohen infektimet

Ne 24 orët e fundit një 33 vjeçar nga Elbasani nuk e fitoi dot betejën e tij me covid 19. Nga informacionet që disponon Top Channel ai nuk ishte i vaksinuar ndërkohë që nuk dihet nëse kishte apo jo sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

24 orëshi i fundit ka shënuar mbi 50 të prekur ndërkohë që sipas mjekëve ky nuk është numri real i të prekurve pasi një pjesë e mirë e tyre ngatërrojnë simptomat me ato të gripit sezonal, apo të vaksinuarit kanë simptoma mjaft të lehta çka bën të mos diagnostikohen apo të mos kërkojnë ndihmën mjekësore.

E megjithatë festat e fundvitit, grumbullimet para dhe pas festës kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të numrit i cili pritet të vijë gjithnjë e në rritje të mëtejshme. Rastet e rënda që kërkojnë hospitalizim drejtohen drejt kryeqytetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: